Connect with us

Politike

Borrell: Ramë dakord me Ramën për t’u tërhequr nga skema e pasaportave të arta

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell mbajti fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Oliver Varhelyin.

Ai tregoi se pas komunikimit me kryeministrin u ra dakord se qeveria shqiptare do të tërhiqet nga pasaportat e arta. Borrell shtoi se është hera e parë në histori që mbahet Këshilli i Stabilizim Asociimit në Tiranë.

“Zakonisht këto mbledhje të rëndësishme vjetore mbahen në Bruksel ose në Luksemburg, por sot jemi në Tiranë për t’i treguar popullit shqiptar që jemi gjithnjë e më tepër pranë jush,” – u shpreh Borrell.

Sipas tij, ky është një mesazh ndaj rrugëtimit të vendit tonë drejt BE-së.

Advertisement