Connect with us

Politike

Borrell: Rendi i ri botëror pa Rusinë/ Rama: Shpresojmë…

Ditën e sotme do të mbahet në Pragë takimi i Komunitetit Politik, ku do të diskutohet për ekonominë, sigurinë dhe situatën energjetike. Mes 5 folësve do të jetë kryeministri Edi Rama, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensy, kryeministrja e Britanisë Liz Truss, kryeministri i Norvegjisë Gahr Store dhe kryeministri i Çekisë Petr Fiala.

Gjatë ditës së sotme do të ketë takime bilaterale mes krerëve të vendeve të caktuara, sipas vullnetit të palëve.

Më parë, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se komunitetit do t’i parashtrohet një propozim konkret lidhur me situatën në Ukrainë, krizën e klimës dhe situatën energjetike. Në një intervistë për Politico, Rama dhe kryeministri i Holandës Mark Rutte thanë se do të bëjnë cdo gjë për të ndihmuar Ukrainën dhe theksoi se nevoja për një kundërpërgjigje europiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar është sot më e nevojshme se kurrë.

“Kjo është arsyeja pse ne e përkrahim plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian (KPE)”, tha Rama, i cili do të mbajë fjalën nga ora 13.30 -13.40.

Gjithashtu tha se të gjithë kanë nevojë për një platformë ku mund të takohen e të diskutojnë, janë apo jo anëtarë të BE-së. Një tjetër pikë që do të diskutojnë është si të punojnë për një sistem energjetik europian me efekte zero në klimë.

Nuk do të mbetet jashtë vëmendjes siguria kibernetike për t’u mbrojtur nga sulmet apo kërcënimet si dhe investimi për të rinjtë duke thënë se duhet nxitur bashkëpunimi midis universiteteve europiane.

Takimi i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër mbledhje

1665055751_Screenshot2.pngNga Praga, kryeministri Edi Rama ka folur për Takimin e Komunitetit Politik Europian.

“Nuk është një ide e re, është ide e vjetër. Takimi do të vazhdojë dhe shpresoj të ndërtojmë diçka për njerëzit tanë. Kjo ide rilindi pasi pati një krizë, shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim” tha Rama.

Borrell: Në Pragë po krijojmë një rend të ri, pa Rusinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell tha para gazetarëve në Pragë se 44  liderët e vendeve evropiane do t’i dërgojnë një mesazh Rusisë, se do të krijohet një rendi ri, po pa të duke e cilësuar si një ‘Rusi e Putinit’.

“Në takim do të bëhen përpjekje për të krijuar një rend të ri pa Rusinë. Kjo nuk do të thotë se ne duam ta përjashtojmë Rusinë përgjithmonë, por kjo Rusi, Rusia e Putinit, nuk ka vend”, u tha Borell gazetarëve në Pragë. Ky është sinjali që duam të dërgojmë, se fatkeqësisht nuk mund të ndërtojmë një rend sigurie me Rusinë. Rusia është e izoluar… Nuk keni vend, të gjithë të tjerët janë këtu”,  u shpreh Borell.

Advertisement