Connect with us

Kosova

Borrelli e Lajçaku duhet të japin dorëheqje, vlerëson analisti polak

Jakub Bielamowicz, analist i politikës së jashtme dhe studiues i Ballkanit Perëndimor, duke komentuar rrjedhën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi, ka kritikuar ashpër përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për situatën e krijuar në terren, teksa dhe ka kërkuar dorëheqjen e tyre.

Ai ka shpërndarë një deklaratë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili, gjatë një paraqitje televizive muajin e kaluar, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë asesi Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe Aneksin e Implementimit të Ohërit, duke shtuar se nuk do ketë as njohje për pavarësinë e Kosovës.

Duke marrë për bazë këtë deklaratë të presidentit serb, analisti polak ka kërkuar dorëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët akoma nuk kanë gjetur mënyrën për ta detyrua presidentin serb t’i nënshkruajë marrëveshjet.

Bashkimi Europian deri më tani nuk ka arritur të gjejë rrugën për t’i bindur palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Pikërisht për shkak të një sasie çështjesh të mbetura pezull, një cikël i ri në procesin e dialogut është zhvilluar të enjten e 16 nëntorit në kryeqendrën politike evropiane, por pa rezultate të prekshme.

Advertisement