Connect with us

Kosova

Borxhet e palara të Rusisë në Serbi dhe avionët Rafale që kërcënojnë vëllazërinë

Sapo nisën protestat kunder hapjes se minierave te litiumit në Serbi,  zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin dhe ministri Nenad Popoviç, të dy të njohur për lidhjet e tyre të forta me Rusinë, nxituan te shkonin në Moskë. Madje, Vulin u takua me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov. A ishte qëllimi i këtyre vizitave për të bindur Moskën se Vuçiç nuk ia ka kthyer shpinën Rusisë me nënshkrimin e kontratës së litiumit me Gjermaninë, dhe a ishte e nevojshme të jepeshin garanci?

Analisti politik Srđan Cvijić tha se qellimi i vizites ishte për të bindur Putinin se vëllazëria do të mbetet dhe se çfarëdo që Vuçic të vendosë në lidhje me litiumin, nuk do të ketë një ndikim vendimtar në marrëdhëniet me Moskën.

Kurse politologu Dimitrije Miliç u shpreh se “Nëpërmjet vizitave të zyrtarëve serb në Rusi, të cilët tashmë janë cilësuar si pro-rusë, dërgohet mesazhi se Serbia udhëheq një “politikë të balancuar” dhe se ka ende marrëdhënie të mira me Rusinë. Kjo bëhet kryesisht për të kënaqur elektoratin që graviton drejt Rusisë dhe e konsideron atë një vend të besueshëm, prandaj renditet lart në listën e popullaritetit. Gjithsesi në pegjithesi, kemi te bejme me shume me një nivel simbolik, sesa me një nivel praktik.

I pyetur  nese do t’i duhet Vuçiç disi t’ia kthejë Rusisë këtë mbështetje të fortë në lidhje me litiumin, a do të duhet t’i japin asaj diçka tjetër apo Moska është e kënaqur me faktin që Vulin përsëriti se Serbia nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë? – Srđan Cvijić theksoi se Vuçic tashmë i ka dhënë Rusisë shumë. Sipas tij, tani shtrohet pyetja se çfarë tjetër do të marrë nga Moska në këmbim.

Kurse Dimitrije Miliç potencoi se “Rusia do të duhet të jetë e kënaqur me atë që ka marrë deri më tani. Nëse do të realizohej blerja e avionëve luftarakë Rafale nga Franca, luftëtarët sovjetikë MiG-29 do të tërhiqeshin sepse do të zëvendësoheshin me francezë, të cilët do ta lidhnin Serbinë me Perëndimin për sa i përket shërbimit dhe trajnimit të pilotëve – kjo sigurisht që do të kërcënonte interesat ruse dhe të zvogëlonte ndikimin e Moskës.

Advertisement