Kosova
Borxhi/ 27-vjeçarit nga Gjilani i presin gishtat
Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në Gjilan ku një 27-vjeçari i janë prerë gishtat nga dy persona për një borxh prej 10 eurosh.
Lajmi është konfirmuar nga Shaban Azizi nga Policia në Gjilan i cili tha se rasti ka ndodhur më 22 tetor, derisa dje është arrestuar njëri prej të dyshuarve, që sipas tij ka qenë në arrati prej ditës kur ka ndodh rasti.
“Mund tju konfirmoj se rasti ka ndodhur në tetor. Është arrestuar një i dyshuar”, ka thënë ai.
“Gjilan 22.10.2022 – 15:30. Me datën 12.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në muajin tetor kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.-thuhet në njoftimin e polciisë.