Connect with us

Rajon

Borxhi prej 200 mijë eurosh, si ndodhi vrasja e grekut

Gruaja në foto është e dyshuara kryesore e përfshirë në vrasjen e llogaritarit grek. Shkak i vrasjes është bërë një borxh prej 200 mijë eurosh që viktima (50-vjeç) i kishte gruas 47-vjeçare. Mediat greke kanë zbuluar fotot e gruas dhe viktimës.

Të dy njiheshin prej dhjetë vitesh dhe lidhja e tyre ishte thjesht profesionale. Gruaja 47-vjeçare, ishte ajo e cila hapi derën e banesës në rrugën Grammou kur policia gjeti të varur viktimën. Ajo ka qënë më parë punonjëse në një hotel të madh, ndërsa vitet e fundit punonte në një dyqan lulesh në Athinë.

'Nuk duroj dot më'/ Gruaja shqiptare e vodhi! Si ndodhi

Autorja

Pak para orës 18:00, 47-vjeçarja mbërriti në zyrën e viktimës. Thuhet se të shtunën, viktima u vizitua nga disa persona që kishin investuar para tek ai. Ata e dhunuan.

'Nuk duroj dot më'/ Gruaja shqiptare e vodhi! Si ndodhi

Viktima

Bashkëshortja e 50-vjeçarit, me origjinë nga Shqipëria, ka pasur akses në llogaritë e tij bankare, ka tërhequr para dhe është larguar për në vendin e saj. Më pas pasoi ngjarja me rrahjen e tij, të shtunën e kaluar dhe më pas fundi tragjik, ku u gjet i varur në banesën e tij.

50- vjeçari i cili u gjet i varur në banesën e tij, mbrëmjen e së hënës, në Moschato ishte baba i dy fëmijëve.  Gruaja dyshohet se u ka pohuar oficerëve se 50-vjeçari i kishte borxhe. Në takimin e tyre, burri, sipas asaj që dyshohet se i ka thënë policisë 47-vjeçari, ka qenë i dëshpëruar pasi nuk ka mundur t’i japë paratë.

Gjatë takimit, ka ndodhur një përleshje, gjatë së cilës, siç pretendon ajo, ka marrë një kordon dhe ka tentuar ta mbysë 50-vjeçarin, mirëpo ai ka reaguar dhe ka kërcënuar se do të vrasë veten. Sipas dëshmisë së saj, pasi ka tentuar ta mbyste, 50-vjeçari i ka thënë: Nuk duroj dot më, do vras ​​veten”.

Më pas ajo tha se burri u ngjit në karrige, duke vendosur rripin në qafë dhe gruaja ia tërhoqi karrigen, duke rezultuar në varjen e 50-vjeçarit. Gruaja ka thënë në polici: E ndihmova, i shtyva karrigen”.

Advertisement