Connect with us

Shkrime

Boshllëku që po shfrytëzon Albin Kurti, tërbon Ana Bërnabiç-in

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se rregulloret në lidhje me masat për siç tha “mbështetjen e popullit serb të iniciuara nga presidenti Aleksandar Vuçiq do t’u prezantohen deputetëve sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Na pret shumë punë. Është një grup ligjesh jashtëzakonisht i rëndësishëm që duhet të pasqyrojë të gjitha masat ndaj Kosovës, gjegjësisht masat për të mbështetur popullin tonë në Kosovë të iniciuara nga presidenti Vuçiq. Ne do të debatojmë atë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kryeparlamentarjaserbe

Sipas saj, sapo ato ligje dhe vendime të konfirmohen nga parlamenti dhe t’i jepet “drita jeshile” Qeverisë së Serbisë, do filloje edhe zbatimi I tyre, gje kjo qe do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e serbëve në Kosovë.

Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që pati përmendur presidenti serb Aleksandar Vuçiq më 13 shtator.

Kryetarja e parlamentit serb ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “po përdor të gjitha mekanizmat për të provokuar konflikte dhe për të spastruar etnikisht Kosovën” dhe ka shtuar se “pavarësisht gjithçkaje, Prishtina nuk do të mund të shmangë obligimin për formimin Asociacionit”, raporton tabloidi në shërbim të regjimit aktual serb “Kurir”.

Bërnabiq, e cilësuar në Serbi si kampione në servilizëm ndaj liderit të saj suprem, ka thënë se Aleksandar Vuçiq po bën përpjekje të mëdha diplomatike për “ta njoftuar” komunitetin ndërkombëtar për “gjendjen e vështirë të serbëve të Kosovës”.

“Po vjen dhjetëvjetori i procesit të Berlinit, duan të ringjallin CEFTA-n e bllokuar prej më shumë se pesë vjetësh për shkak të pengesave që vijnë nga Prishtina, atë që po bën Kurti, po e shfrytëzon hapësirën në mes, kur pas zgjedhjeve për institucionet evropiane, kur nuk ka KE të formuar, ka zgjedhje në nëntor në SHBA, dhe ai e shfrytëzon këtë hapësirë ​​për të shkaktuar konflikte në Kosovë.

Duket se të gjithë e panë se atij nuk i intereson sundimi i ligjit, të drejtat themelore të njeriut për serbët, dhe se qëllimi i tij i vetëm është Kosova etnikisht e pastër. Kjo është një situatë tmerrësisht e vështirë për “popullin serb” në Kosovë” – deklaroi ish kryeministrja serbe.

E pyetur se çfarë mund të pritet nga Kurti në periudhën e ardhshme, Bërnabiq ka thënë se “është i mundur përshkallëzimi maksimal i tensioneve”.

Ajo ka shtuar gjithashtu se “Albin Kurti ka dy synime – Kosovën etnikisht të pastër dhe pershkaktimin e konfliktit për hir të interesave politike dhe qëndrimin në pushtet”.

Advertisement