Pinknews
“Bota e babit”/ Sabri Fejzullahu emocionon me dedikimin për ditëlindjen e të birit
Artisti i mirënjohur Sabri Fejzullahu ka uruar të birin për ditëlindje, Ermal Fejzullahun, në mënyrën më të veçantë.
Teksa ka shfaqur në InstaStoryn e tij dy foto të Ermalit, një kur ka qenë fëmijë dhe një foto të kohëve të fundit ai i uron suksese e shëndet të birit.
“Si fëmijë ke qenë: Ermal o sherr i madh, tani je: Ermal o ylli jonë që bën dritë kur këndon. Urime bota e babit”, ka shkruar Sabriu.
Ermali gjithmonë ka shprehur se frymëzimi dhe motivimi që ka për muzikën i vjen nga babai, Sabriu. Ky postim nga ana e artistit tregoi edhe njëherë lidhjen e ngushtë që babë e bir kanë me njëri-tjetrin.