Connect with us

Politike

‘Bota serbe e shokuar’ me vendimin e Ramës, avokati zbardh prapaskenat

Ditë më parë, kryeministri Edi Rama, befasoi me vendimin për mbylljen e projektit të “Ballkanit të Hapur”, duke thënë se e ka kryer misionin.

Me deklaratën e Ramës mbeti i befasuar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa dhe tha se Ballkani i Hapur është “një ide autoktone e popujve të Ballkanit” dhe se nuk beson që kryeministri shqiptar mund të ketë thënë se kjo iniciativë e ka përfunduar misionin dhe se është koha për tu përfshirë në procesin e Berlinit.

Avokati Spartak Ngjela në një prononcim komentoi kete vendim dhe u shpreh se Rama u tërhoq nga shitja e interesit kombëtar në favor të Beogradit.

“Rama dështoi me Open Balkan, por foli sikur e kishte iniciativa e kishte kryer misionin e saj. Njëlloj si Enverv Hoxha, që me fantazinë e tij i kishte mundur të dyja superfuqitë” – deklaroi avokati Ngjela duke shtuar – “Gjithsesi Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan nga një skemë shkatërruese”

 

Advertisement