Connect with us

Kosova

Bota Sllave në aksion/ Petkoviç dorëzon bisedat  

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i ka raportuar ambasadorit të Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Botsan Kharchenko, për raundin e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Siç pretendohet në njoftim, ai ka thënë se pala serbe gjatë bisedimeve në Bruksel ka “treguar konstruktivitet dhe respekt për të gjitha obligimet e dakorduara”, me vija të kuqe të përcaktuara qartë.

“Për herë të parë në kuadër të këtyre bisedimeve është folur për veprime konkrete në zbatimin dhe formimin e Asociacionit dhe për tekstin e Deklaratës për të Pagjeturit, i cili do të miratohet në nivel të lartë”, ka pretenduar Petkoviç

“Petkoviq i është ankuar “vëllait të madh” për “arrestime dhe persekutime pothuajse të përditshme të serbëve” në Kosovë, gjë që tregon se nuk ka as edhe një minimum vullneti të mirë mes politikanëve të Kosovës për të ndërtuar besimin reciprok, paqen dhe bashkëjetesën”, shtohet në këtë propagandë.

Ai ka pretenduar se “Beogradi ende mban qëndrimin se të gjitha çështjet e hapura mund të zgjidhen vetëm përmes mjeteve paqësore dhe dialogut, dhe do të vazhdojë të insistojë në këtë, dhe se ruajtja e paqes dhe e sigurisë së popullit serb janë shqetësimet më të mëdha të palës serbe”, përfundon kumtesa e kësaj “zyre”.

Advertisement