Connect with us

Sport

Botërori 2022/ Santos nuk pendohet për Ronaldon

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka deklaruar së fundmi se edhe nëse do rikthehej pas në kohë, sërish nuk do ta ndryshonte vendimin e tij për të lënë Cristiano Ronaldon në stol ndaj Marokut,.

Ndeshje kjo ku ekipi i tij u eliminua nga Kupa e Botës, për shkak të humbjes 1-0 në ndeshjen e tyre çerekfinale.

Santos tha: Nuk pendohem që e lashë Ronaldon në stol. Aktvizimi i Ronaldos uk do të ndryshonte asgjë. Unë përdora skuadrën që luajti shumë mirë kundër Zvicrës dhe nuk kishte asnjë arsye për ta ndryshuar atë kundër Marokut. Vendimi strategjik që duhej të merrja ishte një nga më të vështirët, por nuk mund të mendoj me zemër, duhet të mendoj me kokën time. Nuk është se Ronaldo nuk është më një lojtar i madh, kjo nuk ka të bëjë fare me të.”

Advertisement