Sport
Botërori/ Franca humbet edhe Lucas Hernandez

Lucas Hernandez bëri testet të martën në mbrëmje. Mbrojtësi i bluve, i larguar në minutën e 9-të nga ndeshja e Francës mbrëmjen e të martës kundër Australisë (4-1), është dëmtuar në ligamentet kryqëzuese të gjurit të djathtë dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të kompeticionit.
Në fundin e ndeshjes edhe trajneri i bluve, Didier Deschamps, u shpreh i shqetësuar. “Ai duhet të bëjë testet, por mua më duket mjaft serioze”,- foli ai për TF1. Tekniku nuk ka më mundësi të thërrasë një lojtar të ri që nga mbrëmja e së hënës.
Autori i një dopiede dhe golashënuesi më i mirë për skuadrën franceze, së bashku me Thierry Henry (51 gola), Olivier Giroud ia dedikoi golat e tij Lucas Hernandezit pas ndeshjes. “Ne po humbasim një koleg tjetër në garë”, u shpreh sulmuesi, duke iu referuar edhe mungesave të Mike Maignan, Paul Pogba, N’Golo Kanté, Presnel Kimpembe, Christopher Nkunku dhe Karim Benzema, që gjithashtu kanë humbur turneun.

