Sport
Botërori i fundit ishte i Katarit? Messi zbulon vendimin që ka marrë
Botërori i Katar 2022 ishte i fundit për Lionel Messi. Ylli argjentinas ka konfirmuar për mediat lajmin, duke mbyllur kështu një herë e mirë diskutimet.
“Ky ishte Botërori im i fundit. Do të shoh se si do të shkojnë gjërat, por në parim jo, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm” – tha 35-vjeçari kur u pyet nëse do luante në Botërorin e vitit 2026.
Messi, në total ka luajtur në 5 botërore, teksa në Katar kombëtarja e Argjentinës korri sukses, duke fituar kompeticionin. Trofeu i Kupës së Botës ishte i vetmi që mungonte për të dhe në fund të vitit të kaluar, ia doli ta fitojë.
Pavarësisht vendimit për të mos u paraqitur në Kupën e Botës së ardhshme, Messi duket se do të ndihmojë Argjentinën të mbrojë titullin kampion në Copa America në edicionin e ardhshëm të turneut, i cili do të mbahet në Amerikë në verën e vitit 2024.