Connect with us

Politike

Braçe: Bujqve t’u paguhen pagesat e vonuara nga grumbulluesit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkoi në Kuvend miratimin e nismës së tij për një akt ligjor që i detyron grumbulluesit të paguajnë bujqit për pagesat e vonuara të produkteve bujqësore që këta të fundit kanë dorëzuar.

“Projektligji që unë kam paraqitur adreson vonesat e pagesave të vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare. Me vonesa të vonuara kuptojmë pagesa që nuk kryhen në afatin e caktuar nga ndërmarrjet publike apo private. Në fund fare bujqit të kenë garanci për mallin që kanë dorëzuar dhe për paratë që vijnë nga ky mall. Kaq duhet bërë për të vendosur raport të ri mes bujqeve, grumbulluesve dhe përpunuesve. Për t’u dhënë garanci bujqve që ka një ligj që i mbron marrëdhëniet e tyre në raport me tregtarët.”-tha Braçe.

Mes të tjerash, deputeti bëri thirrje që bujqit të pajisen me numër ‘NIPT’ si e vetmja mënyrë për të shitur mallin e tyre me faturë dhe për të qenë të mbrojtur ligjërisht. Mes të tjerash, Braçe përgëzoi edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn për hapjen e tregut të ri agroushqimor në Farkë, që sipas tij i heq monopolin tregut të vetëm agroushqimor në kryeqytet.

“Duhet të regjistrohen me NIPT, dhe ta shesin mallin e tyre me faturë. Instrumenti i formalizimit i mbron dhe i fut në regjim të ri ku do ndihen të mbrojtur. Duhet të formalizohen tregjetqë shesin produkte bujqësore. Këtu në Tiranë ka një treg që operon si monopol. Tirana është tregu i madh që furnizon çdo treg të Shqipërisë. Më në fund, iu dha fund monopolit të tregut ushqimor. Dhe për këtë dua të falënderoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për tregun më të ri në Farkë që i jep fund monopolit të vendosur”-përfundoi Braçe.

Advertisement