Pinknews
Brad Pitt i mërzitur, asnjë nga fëmijët e tij..
Aktori i njohur Brad Pitt është i shqetësuar pasi nuk ka mundur të kontaktojë me djalin e tij pas aksidentit së ditës së dielë. Rikujtojmë që Pax djali i dy yjeve Hollywoodian u pëplas me pjesën e pasme të një makine ndërsa i jepte biçikletës në Los Angeles.
Burimet njoftojnë se aktorja Angelina Jolie ndodhet pranë djalit të saj i cili është në gjendje të qëndrueshme nën kujdesin e mjekëve.
Pas incidentit te vitit 2016 në të cilin dyshohet se aktori ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshkortes dhe djalit të tyre, ky i fundit nuk ka pranuar të ketë asnjë kontakt me të atin. Në një postim të vitit 2020 ai e konsideron të atin qënie të tmerrshme.
Pavarësisht mungesës së kontaktit të tyre burimet shprehen:”Brad eshte i shqetësuar për të birin por nuk është në gjëndje të kontaktojë me të.”
“Brad eshtë i merzitur, asnjë nga fëmijët e tij nuk i pranon telefonatat e tij”-shprehen burimet për Dailymail.com