Connect with us

Rajon

Braktiset plantacioni gjigant i hashashit në kufiri me Shqipërinë

Prita e ngritur nga oficerët e policisë në Igumenicë në një zonë kufitare malore të Thesprotisë, për kapjen e të personave që po kultivonin një plantacion të madh fidanësh kanabisi, rezultoi e pafrytshme .

Plantacioni, i cili rezultoi se ishte i braktisur për arsye të panjohura, shtrihej në një sipërfaqe prej rreth pesë hektarësh, midis komuniteteve Kerasochori dhe Palamba të bashkisë Filiaton pranë kufirit greko-shqiptar dhe përbëhej nga dy nivele.

Në njërën, autorët kultivonin në vazo 1600 fidanë kanabis dhe në tjetrën 285 fidanë që ishin mbjellë në tokë.

Policët që morën informacione për plantacionin e madh, i zunë pritë kultivuesve.

Advertisement