Connect with us

Kosova

BRAKTISUR NE VARREZA/ Eksperti austriak paralajmëron fuqishëm Serbinë në lidhje me…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke “braktisur njohjen reciproke”. E në lidhje me këtë temë ka folur edhe eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Ai tha se deklarata e Kurtit është e drejtë dhe se diskutimi për marrëveshjen e vitit 2013 tashmë nuk duhet të vazhdojë pasi bota ka ndryshuar që nga ajo kohe. Sipas Fehlinger, Asociacioni duhet të riemërtohet në Komuna Minoritare.

Më tej, eksperti austriak vazhdoi shpjegimin e tij duke thënë që Kosovës duhet ti hapen dyert ndërkombëtare dhe të ketë njohje të saj edhe nga Serbia. Fehlinger gjithashtu theksoi se “Një marrëveshje e drejtë për paqen duhet të bëhet në një kornizë të qartë dhe ku përfitojne të gjitha palët. Nëse Serbia refuzon, Kosova dhe Bosnja duhet të shpallen Anëtare të plota të NATO-s brenda 6 muajve

“Marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të përfshijë statusin e kandidatit të BE-së për Kosovën, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ne Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe njohjen e Kosovës nga të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Bashkimit Evropian, përfshirë Serbinë” – theksoi eksperti austriak.

“Paqja e qëndrueshme kërkon njohjen e plotë të Kosovës dhe integrimin e plotë të Bosnjës, Serbisë dhe Kosovës në BE, NATO dhe Euro dhe nëse Serbia nuk është gati, ajo duhet te ngrijë dhe të izolohet derisa Serbia të jetë gati për paqe me njohje dhe integrim” – potencoi Fehlinger.

Advertisement