Connect with us

Aktualitet

‘Bravo çuna’, por prokurori ‘zbath’ Ministrin Çuçi

Prokurori Dritan Nushi i cili po heton çështjen e Arsen Muskurtit, që vrau vëllain dhe kunatën dy ditë më parë në kryeqytet, tha autori është vetëdorëzuar.

Në këtë mënyrë ai hodhi poshtë deklaratën e ministrit Çuçi i cili përgëzoi policinë për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Muskurtin.

Ferhati tregoi se autori i ngjarjes së rëndë u shfaq i qetë dhe me lot në sy. Disa herë madje ai përshëndeti dhe mediat. Avokati i tij Suad Idrizi foli për klientin pasi vetë Muskurti i pyetur nga gjyqtari kishte zgjedhur të mos përgjigjej.

Vrasja e dyfishtë në Tiranë:

Pista kryesore është ajo e një konflikti të mundshëm lidhur me biznesin e agjencisë turistike, ku dhe ndodhi ngjarja.

Në bazë të deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se vëllezërit Dritan dhe Arsen Muskurti, kanë qenë bashkëpronarë deri në vitin 2018.

Më pas agjencia i ka kaluar tërësisht në pronësi Dritan Muskurtit, i cili mbeti viktimë të martën në kryeqytet.

Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprimtari të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat fetare.

Si autori edhe viktimat, ishin praktikantë të fesë islame. Sipas informacioneve, kjo agjenci koordinonte dhe sponsorizonte udhëtimin drejt Arabisë Saudite të besimtarëve të fesë islame.

Nuk dihen arsyet se përse Arsen Muskurti e kundërshtonte veprimtarinë e vëllait dhe kunatës së tij. Armën me të cilin kreu krimin e rëndë, Muskurti e kishte me leje.

Advertisement