Connect with us

Pinknews

Brenda ambienteve të zyrës multi-milionëshe të Kim

Kim Kardashian më në fund u ka bërë fansave një shëtitje të plotë në zyrën e saj në “SKKN” nga selia qendrore e Kimit në një video të re në YouTube të shpërndarë të premten.

Biznesmenja dhe miliarderja 41-vjeçare vizitoi hapësirën e zyrës prej 40,000 metrash katrorë, e cila përfshin një kuzhinë masive dhe dhomë amfiteatri, shkruan DailyMail.

Hapësira e saj elegante e punës është dekoruar nga Tommy Clements dhe Waldo Fernandez me pjesë të dizajnuara nga Michele Lamy nga Rick Owens.

“Çkemi djema. Mirë se vini në zyrën e ‘SKKN’ nga Kim. Unë jam shumë e emocionuar. Askush nuk e ka parë në të vërtetë të gjithë zyrën time, kështu që unë do t’ju bëj një turne”, tha Kimi kur doli nga vetura e saj.

Ajo e nisi shëtitjen e saj me një nga gjërat e saj të preferuara në zyrë – dhomën e amfiteatrit.

“Një nga gjërat e mia të preferuara në zyrë. Në thelb dhoma jonë e vogël e amfiteatrit dhe kjo ndodhi sepse hapësira ishte kaq e madhe këtu”, tha 41-vjeçarja.

Kim ka dhomën e saj private të makijazhit për vete, të cilën ajo e cilësoi si ‘të qetë’, dhe zbuloi se i pëlqen të shikojë TV atje në divanin e saj.

Ajo ka dushin e saj luksoz në dhomën e saj private të grimit.

Ekspozita e saj erdhi më pas, me gjysmën e artikujve të markës “Skims” të ekspozuara.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *