Connect with us

Kosova

BRENDA PORTOFOLIT TE GRENELL/ Emisari amerikan thirrje kundër Kurtit

Analisti Mentor Nazarko theksoi se Prishtina mbetet një qendër e rëndësishme e interesit për SHBA-në, duke theksuar se pret që dialogu të jetë pjesë e portofolit të punës së Richard Grenell

Nazarko tha se shkaku kryesor i dështimit të marrëdhënieve Kosovë-Amerika është kryeministri Albin Kurti, gjë që shihet edhe nga deklarata e të dërguarit të Trump për misionet speciale në botë se SHBA dhe Kosova janë në krizë qekurse ne pushtet eshte Kryeministri aktual.

“Edhe pse Grenell do merret me çështje të rëndësishme qe përfshin Venezuelën dhe Korenë e Veriut, ai gjeti kohë për të trajtuar zhvillimet në Kosovë. Grenell, i cili merret me komunikim, e di që kjo deklaratë vjen në kohën e fushatës zgjedhorete 9 shkurtit. Pra, me këtë mesazh ai është përfshirë qartë në fushatë, teka ne reagimin e tij kritikon pikërisht kryeministrin e Kosovës, i cili konsiderohet si një nga forcat fituese të këtyre zgjedhjeve. Prandaj, ai synon të ndërgjegjësojë votuesit me atë që kanë bërë paraardhësit e tij demokratë, ambasadori Hovenier, apo të dërguarit e tjerë amerikanë, Escobar dhe O’Brien, se shkaku kryesor i dështimit të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-të është Albin Kurti” – deklaroi Nazarko.

Sipas tij, pritet që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë pjesë e portofolit të punës së Grenelit.

“Qartësia me të cilën ai flet, duke iu referuar 35 viteve nga takimet e para të liderit Rugova me diplomatët amerikanë, duke iu referuar të gjithë liderëve që ka pasur Kosova në këtë periudhë, e bëjnë reagimin e Grenell një mesazh të rendesishem zgjedhor. Prandaj, votuesit kosovar duhet ta kenë të qartë se cili është shkaku. Ambasadori amerikan Hovenier, për shembull, tha që nuk duhet të urinoni në derën e klubit ku dëshironi të hyni dhe besoj se mesazhi i Grenellit është shumë i qartë” – potencoi analisti I njohur……..

Advertisement