Sport
Brighton blen futbollistin e Dortmundit
Mahmoud Dahoud ka lënë Borussia Dortmundin dhe i është bashkuar Brighton & Hove Albion.
Për pajtimin e tij ka njoftuar klubi anglez të premten.
“Jam i emocionuar që kam Mahmoud në ekipin tim”, ka thënë trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi.
“Unë e doja atë kur isha në Sassuolo dhe jam i sigurt se ai do të jetë një top-lojtar për ne”.
Dahoud bëhet transferimi i tretë i skuadrës së Premier ligës gjatë verës pas marrëveshjeve të mëhershme me Joao Pedro dhe James Milner.