Connect with us

Aktualitet

Britania e Madhe kthen 26 shqiptarë, mes tyre të dënuar për krime

Britania ka kthyer 26 shqiptarë në Shqipëri, të cilët ishin pa të drejtë qëndrimi në vend.

Sipas Home Office,  një pjesë  e shqiptarëve kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka. Ndërsa një pjesë tjetër ishin të dënuar për krime, duke përfshirë posedimin e armëve dhe furnizimin me drogë së klasit A.

Kujtojmë se janë mbi 13,000 shqiptarë që kanë mbërritur në Britani me varka të vogla që nga fillimi i vitit. Kthimi i shqiptarëve do të bëhet më i lehtë pasi Tirana i dha Britanisë së Madhe ‘garanci formale’ se do të merrnin masa ndaj personave me precedentë kriminalë.

Advertisement