Kosova
Britanikët i japin Kurtit 3 çelësa të artë
Kryediplomati britanik, James Cleverly është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Në një postim të bërë në Twitter, Cleverly ka shkruar se me Kurtin ka folur për raportet Prishtinë-Beograd dhe për nevojën për guxim, kurajo dhe kompromis.
Nga ana tjetër, emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se Kosova nuk duhet ta shoh si kërcënim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se duhet hedhur poshtë mitet se ai është një model i “Republikës Srpska” në Bosnjë e Hercegovinë.
Për Peach, zbatimi i Asociacionit nuk duhet parë si koncesion, as si kërcënim për Kosovën. Përkundrazi, sipas tij, kjo do të tregonte se Prishtina është konstruktive në dialog.