Connect with us

Rajon

Brnabiç lajmëron pushtimin e Serbisë/ Flet për shkeljen e sovranitetit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka refuzuar çfarëdo hetimi ndërkombëtar lidhur me parregullsitë zgjedhore, pasi që, sipas saj, një gjë e tillë “është shkelje e drejtpërdrejt e sovranitetit të Serbisë”, duke shtuar se “asnjë vend në botë nuk do ta lejonte”.

Në zgjedhjet parlamentare, pjesërisht komunale (përfshirë Beogradin) dhe krahinore të 17 dhjetorit, janë raportuar, si nga opozita serbe, ashtu edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar, një numër i madh e parregullsive – posaçërisht për ato lokale në kryeqytet – që janë bërë nga Partia Progresive Serbe (SNS), partia e presidentit serb Aleksandër Vuçiç – që ka pushtetin më shumë se 10 vjet në Serbi.

Prandaj, opozita ka kërkuar që të ketë hetim ndërkombëtar në lidhje me manipulimet zgjedhore, kërkesë e cila është refuzuar nga pushteti i SNS-së.

“Hetimin ndërkombëtar nuk do ta lejoja kurrë. Pse opozita kërkon të shkelë institucionet dhe sovranitetin e vendit të saj? Nuk ka asnjë opozitë në botë që kërkon shkatërrimin e sovranitetit të vendit të vet” – theksoi Brnabiç

Sipas kryeministres serbe, për këto arsye nuk do të lejojë hetim ndërkombëtar për zgjedhjet dhe se është e sigurt se fakti që opozita kërkon një hetim të tillë “do të mbetet njollë në emrat e tyre dhe se qytetarët nuk do ta falin”.

Brnabiç gjithashtu deklaroi se qeveria që ajo udhëheqë tashmë i ka dërguar një letër ODIHR-it ku thuhet se Serbia është “absolutisht e gatshme” të vazhdojë bashkëpunimin me këtë institucion.

Ajo theksoi se ky bashkëpunim është i “një rëndësie të madhe” për Serbinë dhe pretendoi se Serbia “është vendi që ka zbatuar më së shumti rekomandimet e këtij institucioni në mes dy cikleve zgjedhore”.

Në vlerësimin e saj, hetimi ndërkombëtar do të thotë se “nuk ekzistojnë më institucionet shtetërore” dhe se në Serbi “vijnë të huaj të cilët mund të bëjnë çfarë të duan, përfshirë marrjen në pyetje të qytetarëve”, duke e barazuar këtë me pushtimin.

Advertisement