Rajon
Brnabiç: Nuk shpëtoni dot nga asociacioni
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte treguar vizionar kur siç tha ajo “10 vjet më parë kërkoi që në marrëveshje të përfshihej edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Sipas saj, Asociacioni sot është diçka që nuk mund ta refuzojnë as SHBA-ja, as Brukseli, por dhe as Prishtina, dhe pa atë nuk ka zbatim të marrëveshjes.
Ajo tha se në vitin 2013, askush tjetër përveç presidentit të Serbisë nuk e kuptoi rëndësinë e Asociacionit dhe se atëherë të gjithë nënshkruan marrëveshjen.
“Është aftësi politike e presidentit Vucic që në këtë mënyrë krijoi diçka që mbron Serbinë dhe popullin serb në Kosovë” – theksoi Bërnabiç.