Connect with us

Rajon

Brnabiç për sanksionet ndaj Rusisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se edhe po t’i vendoste Beogradi sanksione Federatës Ruse, sërish ”plani franko – gjerman do të ishte i njëjti“.

Ajo s’beson që mos vënia e sanksioneve kundër Rusisë ka ndikuar në dialogun Kosovë-Serbi.

”Qëndrimi i Serbisë është parimor, ne do ta mbrojmë atë për aq kohë sa mund ta mbrojmë”, tha Brnabiç për TV Prva teksa fliste për kërkesën perëndimore për t’i vendosur sanksione Rusisë.

Më 27 shkurt, në Bruksel është biseduar për planin franko – gjerman, bisedë e zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Pas kësaj, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se ”Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që të mos diskutojnë më për planin franko – gjerman“. Tani, takimi i radhës zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

 

Advertisement