Kosova
Brnabiç zbraz barkun/ Sulmon me artileri ambasadorin gjerman
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç ka vazhduar të merret me ambasadën gjermane në Kosovë duke i reaguar një shkrimi të faqes zyrtare në Twitter të këtij misioni diplomatic.
Edhe pse në atë shkrim kërkohej të zbatohej Asociacioni i komunave serbe dhe aneksi i Ohrit, kjo nuk e ka ndaluar serben që të reagoj duke përmendur një marrëveshje tjetër të nënshkruar para 10 vjetëve.
Zyrtarët serbë kohët e fundit duket se janë të obsesionuar me postimet e ambasadës gjermane në Kosovë, duke komentuar në çdo shkrim të saj.
“Ky tweet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është një provë se BE-ja nuk kishte ndërmend të zbatonte kurrë Marrëveshjen e Brukselit, të cilën ata e ndërmjetësuan dhe e nënshkruan si garantues të saj. Tani, 10 vjet më vonë, edhe pse Prishtina nuk ka zbatuar asnjë gërmë të saj, ata u shpërblyen bujarisht. Askush nuk mund t’i sajonte këto gjëra…”, shkruan Brnabic.
Në shkrimin e tij, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se pas liberalizimit të vizave, ky akt i Komitetit të Ministrave, e ofron Kosovën edhe më afër familjes evropiane. Por deri te anëtarësimi i plotë ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.