Connect with us

Sport

Broja mungon ndaj Aston Villa-s, zbulohet motivi

Mungesa e Armando Brojës në listën e trajnerit të Fulham për ndeshjen ndaj Aston Villas që po zhvillohet në Craven Cottage (London), habiti jo pak njerëz. Tekniku Marco Silva nuk e ka grumbulluar sulmuesin shqiptar, pasi ky i fundit është me grip.

Ka qenë vetë Broja që ka bërë një postim në rrjetet sociale,  për të njoftuar tifozët. “Është ndjesi e keqe që të humbasësh ndeshjen e sotme për shkak të sëmundjes, i uroj fat Fulhamit dhe djemëve të ekipit, shpresoj për 3 pikë sot”- Shkruan ylli kuqezi. 22-vjeçari debutoi ndaj Burnleyt me fanellën e Fulham me datën 3 shkurt, ndërsa u aktivizua pak minuta edhe ndaj Bournemouth me 10 shkurt.

Futbollisti synon që të realizojë sa më shumë gola në ekipin ku është i huazuar, për të fituar kështu një ftesë të trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho për Europianin që do mbahet në verë.

Advertisement