Connect with us

Kosova

Brukseli kërkon nga Kosova e Serbia, devijim nga interesat e vogla

Se çfarë përfshin plani i ri i BE-së për vazhdimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ende nuk dihet saktësisht, ndërsa shumë analistë nuk janë të sigurt nëse takimet e ndara të liderëve evropianë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel do të sjellin ndryshim në drejtim pozitiv. Ata theksojnë se rreth fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit do të ketë “bindje, shkopinj dhe karrota”, por se është e paqartë nëse dhe me çfarë shpejtësie do të vazhdojë dialogu, duke pasur parasysh qëndrimet diametralisht të kundërta të dy palëve. Koordinatori i Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiç , tha se dialogu duhet të vazhdojë pavarësisht se si është parë në Beograd apo Prishtinë dhe se pret që ai mesazh të jetë përsëritur në Bruksel. “Thjesht nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut. Dhe “pesëshja e madhe” e përcolli këtë javën e kaluar në takimet në Beograd dhe Prishtinë me Vuçiçin dhe Kurtin. Ata theksuan se dialogu nuk ka alternativë dhe se formati i negociatave nuk do të ndryshojë“. Mijaçiç shtoi se përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë nuk kanë ardhur në Beograd dhe Prishtinë më 21 tetor pa propozim dhe pa ide për vazhdimin e dialogut. “Ata padyshim kanë paraqitur disa propozime në lidhje me vazhdimin e dialogut. Ne nuk i kemi dëgjuar ato propozime, por do ta zbulojmë shumë shpejt, deri në fund të kësaj jave, kur Këshilli Evropian do të marrë masa vendimtare si ndaj Beogradit ashtu edhe ndaj Prishtinës në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit, si dhe aneksit të saj që u nënshkrua në fillim të këtij viti. Besoj se aspirata kryesore do të shkojë drejt formimit të Unionit të Komunave Serbe, drejt deeskalimit, organizimit të zgjedhjeve në veriun e Kosovës, por edhe në transparencë në hetimin e gjithçkaje që lidhet me ngjarjet e fundit në Banjskë”  Po a do të sjellin ndonjë rezultat takimet e Vuçiçin dhe Kurtin në Bruksel? Aleksandër Mitiç, bashkëpunëtor hulumtues në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare, eshte shprehur se fuqitë e mëdha po përpiqen edhe një herë të bëjnë presion ndaj Serbisë që të heqë dorë nga Kosova duke vendosur disa afate të reja, siç tha ai, artificiale në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ai shtoi se Serbisë i kërkohet që gjithmonë të bëjë ndonjë gjest dhe të detyrohet të devijojë prej një nga interesat e saj jetike. “Pak vite më parë u nënshkrua Marrëveshja e Uashingtonit, pak para zgjedhjeve amerikane, e cila nuk solli asgjë përveç njohjes së Kosovës nga Izraeli. Pra, ne nuk duhet të biem në këtë lojë të afateve artificiale të vendosura nga ndërmjetësuesit perëndimorë, të cilët janë të njëanshëm dhe kanë një qëllim, që të kompletohet pavarësia e Kosovës, t’i jepet ligjshmëri dhe legjitimitet në nivel ndërkombëtar. Nuk kemi pse të marrim pjesë në këtë lojë?

 

Advertisement