Connect with us

Kosova

Brukseli si Serbia/ Bislimi akuzon pas rrëmbimit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe.

Ai ka akuzuar Brukselin për mbyllje sysh, duke thënë se kjo është vrazhdësi e krahasueshme me atë të Serbisë në shkeljen e marrëveshjeve.

“Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t’i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve” – ka shkruar Bislimi në profilin e tij personal në Facebook, teksa ka shpërndarë edhe postimin e kryeministrit Kurti për rrëmbimin e tre policëve.

Kryeministri Kurti tha se hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizimin e situates dhe kërkoi reagimin e menjëhershëm të diplomacies perendimore

Advertisement