Connect with us

Bota

Bucha me arkivole të rreshtuar, numëron viktimat

Bucha me arkivole të rreshtuar, numëron viktimat e varreve masive

Arkivolet e rreshtuara, të shënuara me numra sepse shumë nga viktimat e gjetura në varrezat masive nuk kanë emra. Ky është realiteti me të cilin
duhet të përballet ende Bucha, qyteti në periferi të Kievit. Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, janë regjistruar nga agjencitë ukrainase të
zbatimit të ligjit mbi 29,000 krime lufte, teksa edhe Gjykata Ndërkombëtare Penale po heton me ndihmën e disa OJQ-ve.
Por Bucha është vetëm një nga qytetet e Ukrainës ku janë gjetur varreza masive. Ushtria ruse u tërhoq nga zona në fund të marsit dhe u akuzua për krime
lufte. Në vendngjarje janë dërguar ekipe mjeko-ligjore dhe ekspertë ndërkombëtarë për të vlerësuar mbetjet. Vrasjet e qëllimshme të civilëve, përdhunimi, tortura dhe trajtimi çnjerëzor i të burgosurve janë shkelje të të drejtave të njeriut dhe krime lufte.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *