Pinknews
“Bucit i dridhesh”, Santiana përfshihet në një debat me Gani Gërminë
Santiana Maloku sot (e martë) e ka akuzuar Gani Gërminë se ai e ka nominuar mbrëmë atë në ‘Prime’.
“100 për qind jam e sigurt se ti më ke nominuar mua, dostat e tu ti i nominon”, ka thënë Santiana.
Kurse, gazetari e humoristi u sqarua duke e mohuar këtë gjë.
“A je e sigurt se të kam nominuar? Ti mendo çfarë të duash, nuk ta kam frikën të ta pranoj se të kam nominuar”, tha Ganiu.
Më pas Santiana, ia ktheu: “Ti me ke nominuar edhe mua edhe Bucin, këtij i dridhesh”.
Santiana përkundër se ndërpreu raportin me Bucin, po vazhdon akoma të qëndrojë pas tij.
Ata janë akoma aleatë në lojë, ndonëse ruhen ndaj njëri-tjetrit duke qëndruar më në distancë