Aktualitet
Budina nga protesta: Janë një bandë mafiozësh, Veliaj e ka vendin në burg
Regjisori, Edmond Budina ka marrë pjesë në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Budina u shpreh se në bashki dhe në qeveri janë një bandë mafiozësh.
Ai më tej shtoi se koha e fjalëve ka mbaruar dhe se qeveritarët duhet që të largohen nga postet e tyre. Regjizori u shpreh se qytetarët do ta çojnë këtë kauzë përpara dhe se në dorë ka vezën të cilën do e hedhë drej bashkisë sepse sipas tij ata meritojnë gjithçka.
“Këta qeveritarë duhet të shporren. Koha e fjalëve ka mbaruar, duhet të ikin. Kjo është banda e mafiozëve. Duhet që të ikin, ne jemi këtu për fitore. Unë nuk bëj pjesë në asnjë pjesë shoqërie që bën keq. Ne jemi këtu kundër kësaj bande mafioze.
Policia e Shtetit t’i thërrasë mendjen, të jetë me qytetarët. Qytetarët do ta çojnë këtë kauzë përpara. Veliaj atje në burg e ke vendin në burg. Qytetarë të Tiranës, këtu është banda mafioze, e kam vezën e do ua hedh, meritojnë gjithçka,” tha ai.