Connect with us

Bota

Bundestagu gjerman: Vuçiç, viktimë e ambicieve të tij

“Ngjarjet e fundit në Kosovë janë shumë shqetësuese jo vetëm në aspektin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe në aspektin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin” – Kështu deklaroi Josip Juratovic, kreu i Komisionit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman në një intervistë me ‘Danas’. I pyetur se si ai i sheh ngjarjet e fundit në Kosovë dhe a ka pasur një akt terrorist, Juratovic tha se në momentin kur sulmohen dhe vriten zyrtarë të organeve shtetërore nga njësitë paraushtarake, mund të flitet për akt terrorist.  “Shpallja e një dite zie për aktet e kryera nga strukturat paraushtarake nga serbët në Kosovë shkaktoi zemërim të madh jo vetëm në rajon por në mbarë botën. Ajo që më trishton më shumë është se brezi i ri, i cili nuk ka qënë i lindur në luftën e viteve nëntëdhjetë, është manipuluar aq shumë nga një mit i rremë, sa janë gati të vdesin për politikat e dështuara të regjimit të Sllobodan Milloshevicit. Edhe sulmuesit në Banjskë, nuk janë heronj, por viktima të politikave të dështuara të ndërtuara mbi mite të rreme, të cilat për tridhjetë vjet e kanë paraqitur Serbinë si një partner të frikësuar” – theksoi kreu i Komisionit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman I pyetur nga media serbe se cili është qëndrimi i Gjermanisë ndaj asaj që ndodhi dhe a e shohin ata regjimin e presidentit Vuçic si fajtor, Josip Juratovic u shpreh se Gjermania denon kedo që qëndron pas tentatives se deshtuar për rebelim në Kosovë “Vucic e përdori Kosovën si mbulesë për politikën e tij të brendshme dështuar të brendshme dhe me lëvizje të tilla si thirrje për bojkot të zgjedhjeve, duke tërhequr anëtarët serb të institucioneve në Kosovë, ai i dha hapësirë organizatave kriminale” – tha Juratovic, duke shtuar se  edhe bashkësia ndërkombëtare ia ka lehtësuar politikën presidentit serb

 

Advertisement