Connect with us

Kronike

BUQETA PER GRENELL/ Marko Gjuriç: Emërimi i tij është i mirë për rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se zgjedhja e Richard Grenellit si i dërguar special i SHBA-së për operacione speciale në mbarë botën, është një gjë pozitive për rajonin.

“Ai është një nga njerëzit e presidentit dhe gëzon besimin e tij të madh. Donald Trump e sheh atë si një yll në ngitje që do të luajë një rol të rëndësishëm në mandatin e tij. Për Grenellin është krijuar një departament special dhe nuk ka dyshim se do të ndikojë në zgjidhjen e konflikteve botërore. Ne e njohim Grenelin prej shumë vitesh dhe kemi një marrëdhënie të mirë me të. Është një lajm i mirë që rajoni do të trajtohet nga dikush që e njeh mirë Ballkanin. A do të thotë kjo se ai do të ketë gjithmonë të njëjtin mendim si ne? Sigurisht që jo. Ata kanë qëndrimin e tyre, dhe ne kemi tonën, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën” – deklaroi Gjuric, i cili gjithashtu ka theksuar se ka shkuar disa ditë në Uashington, me qëllim që të punojë në marrëdhëniet e Serbisë me përfaqësuesit më të rëndësishëm në SHBA.

I pyetur për sanksionet ndaj industrise se naftes, ministri serb tha se do të diskutohet intensivisht në ditët në vijim me përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë.

“Politika e të pasurit një karrige serbe arriti t’i rezistojë kohës. Miqësitë dhe marrëdhëniet tona i kemi ruajtur në kushte të vështira” – theksoi Gjuric duke shtuar se  diplomacia serbe është “në marshin e pestë”.

“Ne po përpiqemi të zgjerojmë miqësitë tona. Për herë të parë pas një dekade e gjysmë do të organizojmë një konferencë të madhe në Beograd, ku do të mbledhim 103 krerë të diplomacisë. Ne do të jemi më të pranishëm kudo dhe do të përmirësojmë imazhin e Serbisë” – potencoi ministri serb

Advertisement