Bota
Burri që ka mbajtur krahun lart për… gjysmë shekulli
Sa gjatë mund ta mbajë një njeri krahun të ngritur lart? Provojeni ta mbani 2-3 minuta dhe do të ndjeni dhimbje. Tani, imagjinoni si mund të jetë ta mbash për 45 vite, ashtu siç ka bërë Sadhu Amar Bharti.
Dy vitet e para, indiani Bharti ka pasur dhimbje të tmerrshme në krah, derisa humbi çdo ndjesi të gjymtyrës së tij. Ekspertët thonë se në krahun e tij të djathtë nuk qarkullon më gjak dhe për këtë arsye, ai tashmë e ka të pamundur që ta ulë në pozicion normal.
Bharti ka qenë një burrë normal, i martuar me fëmijë, deri në vitin 1973. Por, që nga ai vit, ai vendosi t’ia përkushtojë jetën e tij perëndisë Shiva. Ngritja e krahut të tij të djathtë ishte një mënyrë për të “vërtetuar” përkushtimin e tij në këtë proces.
Kur u bë i famshëm për gjestin e tij, burri indian tha edhe se ngritja e dorës është për të mbështetur paqen kudo në botë.