Connect with us

Aktualitet

Bushati: Kjo opozitë nuk ka shkuar te molotovi, e kanë detyruar të shkojë duke i mbyllur çdo derë

Andi Bushati komentoi protestën kombëtare të organizuar nga opozita sot, ku përdorimin e molotovit nga ana e protestuesve e quajti si të vetmen zgjidhje të lënë nga qeveria.
Nëse opozita shkon në parlament për opozitë konstruktive , çfarë ju ndodh? Kërkojnë interperlancë me Ramën, jo i thonë ik s’ka interplerlancë. Kërkojnë komisione hetimore, i thonë nuk bëhet, ndërrojnë dhe ligjin pastaj. Kërkojnë Gjykatë Kushtetuese, jo nuk ka gjykatë.! Del tjetri dhe thotë që “ministri i brendshëm e ka vëllain trafikant e fusin në burg”. Pra nuk është se kjo opozitë nuk është përpjekur ta luajë rolin e opozitës konstruktive . Këtu Ilir Meta me partitë e vogla beri grevë në Parlament dhe nuk u përjashtuan 25 veta me një dorë nga Parlamenti. Pra këtu duhet të kuptojmë se nuk është kjo opozitë që ka shkuar te molotovi, e kanë detyruar, dënuar, të shkojë te molotovi se i kanë mbyllur çdo hapësirë që opozitat kanë në vendet demokratike normale.

Advertisement