Politike
Bushati përplaset me Zogajn për arrestimin e Berishës
Analistët Preç Zogaj dhe Andi Bushati debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për gjykimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe masës ndaj tij. Zogaj tha se Berishës iu dha mundësia për të dhënë sqarime në prokurori, por refuzoi dhe u la në arrest shtëpie. Ndërsa Bushati tha se ndaj Sali Berishës u mor masë, pa i kërkuar leje parlamentit dhe këtë çështje duhet ta kishte zgjidhur Gjykata Kushtetese, e cila, sipas tij, “nuk kishte b***le ta bënte”.
Preç Zogaj: SPAK-u është organi i akuzës dhe ka dorëzuar në gjykatë, pra është palë, nuk është arbitri.
Andi Bushati: Nuk dua të të ndërpres Preç, por janë testuar.
Preç Zogaj: Në të gjitha shkallët vetëm një hallkë përmendet..
Andi Bushati: Irena Gjoka, avokatët kryesisht, Gjykata Kushtetuese.
Preç Zogaj: Nuk kemi tagra as kompetencë për të gjykuar në mënyrë të tillë gjithë njerëzit që janë aty. Procesi ndaj zotit Berisha i ka shteruar të gjitha shkallët e gjykimit dhe mbeti nën hetim në masën e arrestit shtëpiak, sepse ai sfidoi drejtësinë, nuk duhet ta harroni. Ju dha mundësia, u kërkua hetim në gjendje të lirë.
Andi Bushati: Jo, ky është abuzim me faktet. Sali Berishës iu mor masë, pa i kërkuar leje parlamentit.
Preç Zogaj: Është diskutuar 100 herë kjo nëse duhej marrë leje..
Andi Bushati: Që të mos debatonim ne, Gjykata Kushtetuese duhet të kishte bole që kësaj çështje t’i jepte zgjidhje.
Preç Zogaj: Sali Berishës iu dha mundësia.
Andi Bushati: Iu hoq mundësia.
Preç Zogaj: Që të shkonte në prokurori, të jepte sqarime, të kthehej në parlament.