Connect with us

Pinknews

Butrint Imeri paralajmëron surprizën për Kiarën

Butrint Imeri ka rikthyer në qendër të vëmendjes lidhjen e tij me moderatoren, Kiara Titon, e cila prej javësh është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.

Artisti befasoi të gjithë kur postoi një imazh të Kiaras në InstaStory të Instagramit të tij, si shenjë përkrahje për rrugëtimin e saj në BBVA.


Së fundmi artisti ka publikuar një foto duke ngritur dyshimet tek fansat e tij.

“Një befasi këtë javë”, ka shkruar Butrinit sipër imazhit ku shihet në një makinë.

Ka mjaftuar kjo që adhuruesit e tij të aludojnë për një hyrje të tij në BB VIP Albania, si befasi për Kiarën.

Megjithatë, nga shumë të tjerë postimi i tij u kuptua si një paralajmërim i projektit të tij të radhës.

Advertisement