Connect with us

Politike

Buxheti 2025/ Blushi: Rama po përgatitet për vjedhjen më të madhe

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha sot se me buxhetin 2025 qeveria po përgatit vjedhjen më të madhe dhe më të përbindshme në historinë e Shqipërisë. Blushi tha se ky buxhet është antisocial dhe antiqytetar, që thellon varfërinë dhe nxit shpopullimin.

Ai shtoi se buxheti vjetor i Shqipërisë 8.2 miliard euro është 2.3 herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, 3.6 miliard euro, por në Shqipëri, sipas tij, ndihma ekonomike, pagat dhe pensionet janë shumë herë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.

Po ashtu Blushi tha se Rama në buxhetin e vitit 2025 ka parashikuar 0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve. Sipas tij, shpenzimet për investimet kapitale për vitin 2025 jo vetëm që vazhdojnë të mbeten në nivel të lartë, por dhe tregojnë një rritje krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2024.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Edi Rama dhe banda e “Rilindjes”, nëpërmjet buxhetit të vitit 2025, po përgatiten për vjedhjen më të madhe dhe më të përbindshme në historinë e Shqipërisë, të vendit me qytetarët më të varfër në të kontinentin.

Nëpërmjet këtij buxheti tërësisht antisocial dhe antiqytetar, që thellon varfërinë dhe nxit shpopullimin dhe në anën tjetër shton korrupsionin skizofrenik, që ka zhvatur plot 8.2 miliard euro nga taksat, nga gjaku, mundi, djersa dhe sakrificat e shqiptarëve dhe bizneseve të ndershme, të pensionstëve dhe të familjeve në nevojë, Qeveria nuk parashikon t’ua kthejë me shërbime dinjitoze, me paga dhe pensione më të larta.

Përkundrazi, ka parashikuar ose më mirë ka planifikuar që tani grabitjen e përbindshme nëpërmjet koncensioneve dhe PPP-ve korruptive, nëpërmjet inceneratorëve, mijëra tenderave sekretë dhe rrugëve të florinjta.

Buxheti është instrument, për të garantuar rritjen e mirëqenies dhe për ta bërë më të mirë jetesën e shqiptarëve, të sigurtë, që garanton një sipërmarrje dhe zhvillim ekonomik më të fortë dhe më konkurrues.

Por kur shohim këtë buxhet, nuk është një tjetër veçse një buxhet llokmash për oligarkët, dhe as thërrime nuk ngelin për qytetarët.

Buxheti vjetor i Shqipërisë 8.2 miliard euro është 2.3 herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, 3.6 miliard euro.

Por në Shqipëri, ndihma ekonomike, pagat dhe pensionet janë shumë herë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar fondin prej 916.5 milionë euro për pagat, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.
Ndërkohë Edi Rama në buxhetin e vitit 2025 ka parashikuar 0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve.

100 milionë euro shtesë do të ndahen nga Qeveria e Kosovës për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20% që është miratuar tashmë.
Ndërkohë në Qeveria e Edi Rama në buxhetin e vitit 2025 parashikon rreth 170 lekë mbështetje në muaj për çdo pensionist.

Jo vetëm 0 rritje por vitin e ardhshëm Qeveria antiqytetare e Edi Rama ka parashikuar ulje të fondeve për familjet me ndihmë ekonomike që jetojnë në një varfëri të tejskajshme.

0 fonde shtesë për kategorinë e të papunëve kur ndërkohë shtohet numri i të papunëve.

0 fonde për shtresat në nevojë.

Kjo Qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë, shqiptarët e varfër dhe të ndershëm dhe është armike e interesit publik, prandaj ajo duhet të largohet një orë e më pare.

Buxheti i vitit 2025 mbetet buxheti me antisocial qe do te miratohje kjo mazhorance sepse ndersa nuk ka fonde te rritje te pagave dhe rritjen e pensioneve, nuk ka fonde shtese per rritjen e ndihmes ekonomike por perkundrazi ka ulje te tyre, si dhe ka ulje te fondeve per perkudesje social ka rritje marramandese te shpenzimeve te sherbimit te borxhit, te investimeve publike, te investimeve te PPP me mbeshtetje buxhetore, te projeteve te tjera PPP, si dhe rritje te shpenzimeve admistrative te lluksit

Ne total per investimet, per shpenzimve administrative te Qeverise, per investimet, per koncesionet me mbeshtetje buxhetore, per koncensionet PPP te reja si dhe per pagesat e sherbimit te borxhit ne total per vitin 2025 rriten nga 340.6 miliard ne vitin 2024 ne 532.3 miliard ne vitin 2025.

Dhe nderkohe shpenzimet per ideksimin e pensioneve jane planifikuat vetem 1.6 miliard, ose e barabarter me rritjen indeskimin e pensioneve ne masen e 170 leke ne muja per 790 000 pensioniste

Shpenzimet për investimet kapitale për vitin 2025 jo vetëm që vazhdojnë të mbeten në nivel të lartë, por dhe tregojnë një rritje krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2024

Shpenzimet kapitale rriten nga 150.5 miliaird lekë në vitin 2024 në 161.8 miliard lekë në vitin 2025 ose nje rritje ne 7.5% kur nderkohe nuk ka asnje rritje per politikat e pagave dhe politikat sociale

Shpenzimet për investimet me financim të brendshëm rriten me 11.7% nga 100.5 miliard lekë në vitin 2024 në 112.3 miliard lekë në vitin 2025.

Shpenzimet per koncensionet me financim buxhetor rriten nga 14.02 miliard lekë në vitin 2024, ne 14.23 miliard leke për të financuar projektet PPP me mbështetje buxhetore.

Ndersa totali i kostos se projekteve koncensionare rritet dhe per 109.5 miliard leke te tjera.

Totali i kostos se projekteve PPP do te arrije 777.2 miliard leke ose me i larte dhe sa buxheti total i vitit 2024

Shpenzimet për të mbuluar koston e interesave të borxhit rriten në 7.5% nga 58.4 miliard lekë i pritshmi në vitin 2024 në 62.8 miliard lekë në vitin 2025.

Shpenzimet per pagesen e principalit te borxhit do te arrije nje shifer rekord ose 2.3 herë ne vitin 2025, ne 103.1 miliard leke nga 45.4 miliard leke ne vitin 2024.

Totali i kostos së shërbimit të borxhit në vitin 2025 do të arrijë ne 6.3% e PBB ose në 165.9 miliard lekë nga 104.3 miliard leke ne vitin 2024.

Vetem per vitin 2025 buxheti i shtetit do te paguaj 1.67 miliard Euro per sherbimin e borxhit, ose sejcili qytetar perfshi dhe pensionistet do te paguaje per sherbimin e borxhit 695 Euro.

Dhe ndërkohë indeksimi vjetor per sejcilin pensioniste eshte rreth 21 Euro.

Totali i kostos së shërbimit të borxhit tejkalon buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, të Ministrisë së Arsimit, te Ministrisë së Shendetesise, dhe te Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit të marra së bashku për vitin 2025

Totali i kostos së shërbimit të borxhit do të jetë sa 86% e fondit total per te paguar 790 000 pensioniste.

Advertisement