Connect with us

Politike

Buxheti diskutohet online te “Ekonomia”, reagon Berisha: Për të fshehur vjedhjet

Pavarësisht akuzave nga opozita për paligjshmëri, mbledhja e komisionit të Ekonomisë u zhvillua online. Me pjesësmarrjen e disa prej deputetëve socialistë, ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete projektbuxhetin e vitit 2024.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti zhvillimin e mbledhjes në këto kushte një shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Për të fshehur vjedhjet e tyre me buxhetin, mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë e bëjnë online pa opozitën. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës! Turp”, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Advertisement