Connect with us

Kronike

“Buxheti i vjedhjes”

Kreu i partisë demokratike Sali Berisha nga foltorja e kuvendit këtë të enjte, e ka cilësuar buxhetin e vitit 2022 si buxheti i vjedhjes së 122 miliardë lekëve. Sipas tij qeveria ka vjedhur 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri.

Kreu i opozitës tha se pas aferës së inceneratorit të Tiranës fshihet kryeministri, dhe se SPAK nuk ka guxim ta konfiskojë dhe të nderpresë vjedhjen e Ramës dhe klanit të tij mafioz.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal dhe tek blerja e dronëve Bajraktari duke I bërë thirrje qeverisë që të tregojë shumën sesa kanë kushtuar dhe se çmimi duhet të jetë transparent ndaj popullit.

Advertisement