Sport
Buxheti – Juventus, 16 nën hetim
Një hetim i kryer nga prokurori i Torinos ka zbuluar shifra fiktive në pasqyrat financiare të Juventusit nga viti 2018 deri në vitin 2020, të krijuara, sipas prokurorisë, për të patur më pak humbje. Si? Për shembull, maskim si heqje dorë nga pagat e disa lojtarëve në periudhën e pandemisë dhe duke vënë numra fiktive në shkëmbimin e lojtarëve. Prokuroria Publike e Torinos mbylli hetimet me konkluzionin se është kryer krim falsifikimi edhe në komunikimet e rreme që synonin tregun teksa ka vënë nën hetim 16 persona me pozicione të ndryshme, nga drejtues te lartë të klubit e deri te zyrtarë të auditit, duke përfshirë presidentin e klubit të Juventusit Andrea Agnelli dhe nënpresidentin Pavel Nedved.
Hetuesit kanë thirrur për tu pyetur shumë lojtarë, prej të cilëve, Cuadrado, Chiellini dhe Bonucci I janë përgjigjur thirrjes kurse Cristiano Ronaldo refuzoi. Në secilin prej tre viteve humbjet operative, në librat e kontabilitetit, rezultuan të jenë në disa dhjetëra milionë më pak se realiteti.