Connect with us

Politike

‘Buxheti më i madh i vjedhjes në histori’, Berisha: Në shtetin e mafies, ligji s’ka vlerë

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin me ekspertë të ekonomisë thotë se buxheti i vitit 2024 është tepsia e pushtetit dhe miratohet në klube me tava bakllavaje.

Sipas Berishës, ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Berisha përsëri edhe njëherë qëndrimin e deputetëve të opozitës, të cilët nuk do të ndalin aksionin e nisur në parlament derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Buxheti miratohet në klube me tava bakllavaje me pretendimin se kjo do jetë bakllavaja e popullit, Miratohet në zoom, në kundërshtimin më flagrant te ligjeve, të cilat parashikojnë zoom në gjendje të jashtëzakonshme dhe pandemi. Por në shtetin e mafies ligji  nuk ka vlerë. Kjo që shohin shqiptarët ka lidhje me një problematikë që nuk ka ekzistuar kurrë në historinë këtij vendi.

Buxheti, ngjarja më e madhe parlamentare e vitit kalon në mënyrë klandestine vjen për shkak të mohimit të plotë të të drejtave kushtetuese të atyre që përfaqësojnë 600 mijë shqiptarë të cilët me gjithë kushtet tejet të veçanta nuk u shitën, nuk u blenë, nuk u trembën, por votuan kundër qeverisë dhe për deputetët e saj.

Natyrisht mohimi i këtyre të drejtave kushtetuese në parlament përbën de facto ekzekutimin politik të opozitës dhe përfaqësuesve të saj në parlament.

Por deputetët e opozitës kanë vendosur të qëndrojnë në parlament me një qëndresë pa kthim, betejë pa kthim për rivendosjen e të drejtave kushtetuese

Me gjithë ata që shohin shqiptarët, ngjarja më e madhe e vitit që kalon në mënyrë kladestine, që vjen dhe nga mohimi it ë drejtave kushtetuese në parlament. Kjo vjen dhe për ekzekutimin që i bëhet opozitës. Ne kemi vendosur të bëjmë një qëndresë pa kthim dhe për vendosjen e të drejtave kushtetuse që në aparenc duken të tyre, por në thelb janë të cdo shqiptari. Se cdo shqiptar është për pluralizmin poilitik. Kushtet në këtë vit, buxheti diskutohet si në gjendje lufte ose si një pandemi, që ne e përjetuam në një kohë të kaluar, ndërkohë që ky vit nuk gjë tjetër vec fuqizimit të pushtetit të mafies. Ne me gjithë këtë situatë edhe e vlerësoj shumë angazhimin e departamentit të ekonomisë për të organizuar këtë debat dhe për të paraqitur para shqiptarëve, analizën tonë dhe propozimet tona për buxhetin e vitit që vjen. Duhet thënë se ky është buxheti më i madh i vjdhjes shtetërore në 30 vite. Të parashikosh 400 miln euro për mbylljen e portit vetëm e vetëm se Rama dhe Klani i tij duan të pasurohen, për të marr truallin në Durrës dhe për të krijuar lavatricen më të madhe në Europë. Të gjitha janë paratë e mafies, që është një nga mafiet më të egra. Rama do të krijojë Dubain e tij.”, tha Berisha.

Advertisement