Connect with us

Aktualitet

Buzagazi Dritan Leli harron rrugën

Jetojmë në vitin 2022, por kërkesat e qytetarëve ndaj pushtetarëve janë të shumta, duke nisur që nga një rrugë funksionale e deri tek bazikja siç është uji i pijshëm e shumë e shumë nevoja të tjera. Në shumë qytete të Shqipërisë, ka shumë rrugë të degraduara, që janë harruar nga pushtetarët vendorë. Një rrugë e lënë në mëshirë të fatit dhe që denoncohet nga një qytetar për NTV.AL është edhe rruga e vjetër, Levan-Vlorë në Novoselë të qytetit bregdetar.

Qytetari ka dërguar pamje të rrugës, ndërsa ka denoncuar gjendjen aktuale të saj, që siç shihet nga kronika, është e gërryer, e mbushur me ujë dhe baltë. Për redaksinë tonë, qytetari ankohet se asnjë nga banorët e zonës nuk mund të lëviz në këtë rrugë as me makinë dhe as në këmbë pasi është një rrugë e pakalueshme për shkak të degradimit total. Epo nga pamjet duket se kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli, ndodhet në pozicionin si ka vetëm për ta zënë si vend, pasi rrugën në fjalë dhe banorët e Novoselës, i ka lënë në harresë duke mos u shtruar një rrugë.

Qytetari:

Prshendetje ju lutemi. Na e postoni kete foto. Ndodhet ne novosel te vlores rruga e vjeter levan vlore e kan grryer edhe e kan len pribret. U meruam nuk dalim dot as ne kemb as me makin esht plot me uje e me balt. Faleminderit.

Advertisement