Sport
Buzëqesh fati për Di Maria
Anësorit të Juventusit, Angel Di Maria duket se fati do i kthejë atë çka i mori 8 vjetë më parë, ku mungoi në finalen e Kupës së Botës përballë Gjermanisë, për shkak të një dëmtimi, por këtë herë Di Maria do të jetë në lojë dhe mund të luajë që nga minuta e parë kundër Francës.
Sipas mediave, me shumë gjasa, “El Fideo” do të plotësojë sulmin së bashku me Lionel Messin dhe Julian Alvarez, pavarëisht problemeve muskulare që pati ndaj Polonisë.
Në fushën e lojës, Di Maria pritet të zëvendësojë një tjetër “juventin”, Leandro Paradesin, ndërsa Alexis Mac Allister do të kthehet në pozicionin e tij natyral.