Connect with us

Politike

Buzhala: Edi Rama në mandatin e fundit si kryeministër, por do ndryshojë kushtetutën që të bëhet si Putini

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala mendon se, Edi Rama e ka mandatin e tij të fundit si kryeministër. Buzhala deklaroi se, në fund të mandatit të tij, Rama do të ndryshojë kushtetutën që të bëhet president me fuqi të njëllojta si Putini.
‘Si kryeministër ky është mandati i fundit i Edi Ramës. Pra, jo në kuptimi se është 4-vjeçari i fundit që ai ka fuqi politike në Shqipëri, por si kryeministër ai nuk do të kërkojë mandat tjetër, por ndoshta nga gjysma e mandatit, ose në fund të mandatit, do të ndryshojë Kushtetutën dhe do të ketë synime të tjera.
President i vendit ose diçka të tillë, sepse 4 mandate besoj se, edhe Rama është mërzit me këto lojërat, sepse ai mërzitet dhe me lojërat e veta. Për mua, me shumë rëndësi është përbërja e kabinetit.
Në bazë të asaj, këto më shumë janë informacione se analizë.
I vetmi personalitet që është interesant me pa se ku po pozicionohet, është se, ku është Belinda Balluku në strukturat qeveritare.
Dikush thotë se do të ngelet këtu ku është, dikush tjetër thotë kryetare e Kuvendit’, tha Berat Buzhala

Advertisement