Politike
Buzhala: Sali Berisha nuk është parë kurrë nga shqiptarët e Kosovës si argat i Millosheviçit, por si frymëzim për ta
Berat Buzhala ka shqyrtuar rolin e Sali Berishës në mbështetjen e Kosovës gjatë viteve ’90. Berisha theksoi se, angazhimi i tij kundër embargos dhe përpjekjet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve të Kosovës, duke sfiduar narrativat që e portretizonin si bashkëpunëtor të Millosheviçit.
Për gazetarin Berat Buzhala, nga perspektiva e Kosovës, Sali Berisha konsiderohet si frymëzim dhe jo si argat i Beogradit, me një raport të qëndrueshëm me Ibrahim Rugovën dhe mbështetje konkrete për studentët, mediat dhe shërbimet ushtarake që kontribuan në luftën e Kosovës.
Berat Buzhala: Që ka qenë çmimi i lartë i naftës ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Unë e mbaj mend, në atë kohë kemi punuar tokën. Ka qenë katër dojçmarka, domethënë, ka qenë sikurse sot me qenë 10 dollarë litri.
Prej perspektivës së Kosovës, Sali Berisha kurrë nuk është parë te shqiptarët e Kosovës si argat i Millosheviçit. Përkundrazi, është parë si frymëzim, një raport i mirë me Ibrahim Rugovën pothuajse deri në fund të viteve ’90, me një plasaritje të vogël.
Gjatë kohës së Sali Berishës në qeveri, ndonëse Shqipëria ka qenë copë-copë sa i përket ekonomisë, prej Kosovës kanë ardhur një numër i madh studentësh që kanë studiuar në Tiranë. Ka qenë televizioni që ka pasur 2 orë prime time për Kosovën. Ka qenë një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës që kanë ardhur dhe kanë kryer shërbime ushtarake, kanë bërë ushtrime ushtarake, që pastaj u përfashinë në luftën e Kosovës.
Pra, figurën e zotit Berisha, unë, për mendimin tim domethënë, unë e shoh pjesa më lavdishme e zotit Berisha sa i përket kontributit për Kosovën. Imagjinoje sot kishte qenë Albini në Kosovë dhe Rama kryeministër gjatë viteve ’90, që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin domethënë, unë nuk di se si do të vënin punët sa i përket kombit. Sepse në atë kohë, megjithatë, ka pasur një sinergji edhe të gjitha palët e përfshirë në proces kanë shtyrë në drejtimin e njëjtë.