Connect with us

Politike

Bylykbashi: Lironi 3 protestuesit, Rama do të rrëzohet me votë

Oerd Bylykbashi dhe disa deputetë të tjerë të Partisë Demokratike ndodhen pranë komisariateve ku kërkojnë lirimin e tre protestuesve që u shoqëruan pasi hodhën tymuese drejt Kryeministrisë. Në fjalën e tij për mediat nga një prej komisariateve, Bylykbashi kërkoi lirimin e tyre. Ai tha se protestuesit do t’i përgjigjen me votë dhe me çdo lloj mënyre tjetër kryeministrit Edi Rama.

“Erdhëm në komisariat për shoqërimet që janë bërë nga policia. Ishte një protestë madhështore që dha mesazhe të jashtëzakonshme. Ishte një protestë paqësore por e qartë se nga sot e tutje fillon revulucioni demokratik. Në këtë lëvizje është e drejta e çdo qytetari të marrë pjesë dhe të protestoj fort. Përpjekja është për të bërë totalisht themelet e demokracisë. Pluralizimin politik. Protesta e sotme është mesazhe fillimi, protestat do vazhdojnë. Sot protestuesit kanë dhënë një shembull të jashtëzakonshëm. Të gjithë qytetarët që janë shoqëruar do të lirohen sepse është e paligjshme shoqërimi i tyre. Deputetët janë të gatshëm t’i qëndrojnë pranë çdo qytetari. Ose Edi Rama do të dorëzohet para të drejtës së shqiptarëve për të votuar dhe për ta shporrur me votë ose qytetarët më pas do ta largojnë,”- tha Bylykbashi. 

Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.

Advertisement