Connect with us

Kosova

Bytyçi gjen dosjet e fshehta të Vuçiçit/ Çfarë po përgatit Aleksandri kundër Kosovës…me fakte…

Doktor Profesor Enver Bytyçi tha se presidenti serb, ashtu si edhe në kohën kur ishte ministër i propagandës së Sllobodan Milosheviçit, po aplikon mjeshtërinë e tij për të kanalizuar veprimet destruktive përmes akuzave ideologjike

Ndërsa para pak ditësh Aleksander Vucic shpalosi një plan prej shtatë pikash e kërkesash për veriun e Kosovës. Midis kërkesave të tij ishte jo vetëm rikthimi në institucione i përfaqësuesve serbë të veriut, të cilët i bojkotuan ato, por edhe që të tërhiqet policia e Kosovës nga veriu, krijimi i asociacionit etj. Madje për këto Vuçiq ka paralajmëruar hartimin e një ligji në Beograd, me të cilin ai tha se do ta drejtojë dhe menaxhojë jetën e serbëve në Kosovë.

“Vuçiq, ashtu si edhe në kohën kur ishte ministër i propagandës së Milosheviçit, po aplikon mjeshtërinë e tij për të kanalizuar veprimet destruktive përmes akuzave ideologjike. Ai “ka harruar” se kur ishte në krah të kasapit të Ballkanit, i ka shkaktuar tragjedi të mëdha popujve jo-serbë, sidomos shqiptarëve dhe boshnjakëve. E megjithatë guxon e akuzon lidershipin e Kosovës, megjithëse ky lidership i sotëm nuk ka asnjë lidhje as me krime e akte terroriste, as me luftëra e konflikte në rajon” – ka deklaruar Bytyci, sipas te cilit, “Duke qenë se diskursi i presidentit të Serbisë vjen e ashpërsohet vazhdimisht, atëherë duhet besuar se ai po përgatit diçka tjetër anti-Kosovë. Incidentet e shtuara në veri të vendit e dëshmojnë faktin se në Beograd është hartuar një skenar për kohët e ardhshme të shpejta se çfarë tentohet të ndodhë në Kosovë.

Po çfarë mund të ketë në këta skenarë?

Aleksandër Vuçiq do të përpiqet që sa më shpejt, para shkurtit 2025, të riktheje në strukturat e policisë së Kosovës të gjithë policët e larguar prej saj, me qëllim që t’i përdorë ata për presion ndaj votuesve me qëllim fitoren sërishmi të Listës Srpska në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025.

Nga sa shihet Serbia ka për qëllim që ta zgjasë palimite situatën e statukuosë në favor të saj në komunat e veriut të Kosovës, gjithnjë në pritje të “fitores” së Rusisë në Ukrainë dhe më pas kryerjen e aksioneve blic për aneksim, si akti terrorist i Banjskës.

“Frika e Vuçiq lidhet më së shumti me zhgënjimin e serbëve në Kosovë, sidomos në veri, me politikat e tij de stabilizuese. Ndaj dhe punon fort e ne emergjencë. Nëse ai arrin të rikthejë njerëzit e tij të besueshëm në institucione, në polici dhe njëkohësisht prokurori dhe gjyqësi në veri të vendit, si dhe bandat kriminale, ai do të garantojë përsëritjen e skenarëve të Banjskës, duke besuar se nuk do të dështojë më” – ka deklaruar Enver Bytyçi

Advertisement